PREJ SOT BËHET PAGESA E PENSIONEVE PËR TETORIN

Bankat rekomandohen nga ana e Qeverisë ( vendim i sjellur në mbledhjen e fundit) që të fillojnë me pagesat e pensioneve për muajin tetor nga dita e martë 26.10.2021. Pensionistët të cilëtpërdorin kartela dhe kanë pension deri në 11 mijë denarë do të mund ta marrin pensionin të martën, ndërkaq pensionet deri në 14 mijë denarë do të paguhen të mërkurën më datë 27.10. 2021. Të enjten do të paguhen pensionet deri në 18 mijë denarë, ndërsa të premten më 29.10.2021 do bëhet pagesa e  pensioneve mbi 18 mijë denarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.