PREJ SOT BUKA, MIELLI, VAJI, DHE PRODUKTE TJERA SHITEN PA TVSH

PREJ SOT BUKA, MIELLI, VAJI, DHE PRODUKTE TJERA SHITEN PA TVSH

Prej sot tërësisht hiqet Tatimi i Vlerës së Shtuar për produktet bazë ushqimore i cili ditë më parë u miratua në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Kjo nënkupton se të gjithë marketet që shesin bukë, miell, qumësht, sheqer, vaj, mish, oriz dhe vezë nga sot do të jepen me fatura fiskale që do të kenë zero TVSh, që nënkupton uljen e çmimit të këtyre produkteve.

Siç bëjnë të ditur nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, kjo do të thotë se të gjitha shitoret që shesin këto prodhime, në llogaritë fiskale te TVSH-ja duhet të vendosin shenjën me shkronjën “G”, me çka lirohen nga tatimi i vlerës së shtuar.

“Obligimi ligjor del nga Ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për vlerë të shtuar me çka zgjerohet lirimi nga TVSH-ja për produktet bazë për ushqim”, thonë nga DAP.

Vendimi hyn në fuqi prej sot (17 mars) dhe do të zgjasë deri më 31 maj. Kjo është pjesë e 25 masave të tjera anti krizë, që peshon 400 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published.