PREJ SOT MALI I ZI HEQ MASKAT

PREJ SOT MALI I ZI HEQ MASKAT

Mali I Zi prej sot heq obligimin për mbajtjen e maskave. Ministrja malazeze e Shëndetësisë, Jelena Boroviniç-Bojoviç, ka bërë të ditur sot se mbajtja e maskave mbrojtëse në shkolla, tregje, qendra tregtare, palestra do të jetë vetëm si rekomandim e jo obligim.

Ajo paralajmëroi masa të reja për mbrojtjen nga virusi korona në emisionin “Mirëmëngjesi Mali i Zi”, duke theksuar se maskat mbrojtëse do të jenë të detyrueshme vetëm në objektet e kujdesit shëndetësor, objektet e banimit kolektiv dhe transportin publik. Siç theksoi mësimi në shkolla do të zgjasë 30 minuta deri në shqyrtimin e gjendjes së përgjithshme.

“Ne ende duhet të jemi të kujdesshëm. Virusi na befasoi disa herë në mënyrë të pakëndshme. Situata për momentin është e favorshme dhe stabile. Ne kemi një rënie të ndjeshme të numrit të pacientëve në baza ditore, një rënie të numrit të të shtruarve”, tha Boroviç Bojoviç.

Leave a Reply

Your email address will not be published.