PREMIERA E SHFAQJES “SONTE NUK JAM VETËM” NESËR NË IN TEATRI SHQIPTARË PËR FËMIJË DHE TË RINJ – SHKUP

PREMIERA E SHFAQJES “SONTE NUK JAM VETËM” NESËR NË IN TEATRI SHQIPTARË PËR FËMIJË DHE TË RINJ – SHKUP

IN Teatri shqiptarë për fëmijë dhe të rinj – Shkup nesër në ora 16:30 do të realizojë Premierën e shfaqjes për fëmijë (të moshës 6+) të titulluar “Sonte nuk jam vetëm” nga autorja Dituri Neziraj në regji të Kreshnike Osmani, skenografi të Enes Deari, kompozitor Arbër Krasniqi dhe kostumografi të Edlira Qyshka.

Rolet i luajnë: Valdeta Ismaili , Melika Kastrati , Dea Pajaziti, Mumin Abdullai, Gëzim Zherka, Eldin Shiroki dhe Flakron Aliu.

Dea është personazhi kryesor i shfaqjes për fëmijë “Sonte nuk jam vetëm”. Ajo jeton në jetimore dhe çdo ditë ëndërron, jeton në përralla dhe në botën që ajo ndjehet më mirë. Në ëndrrat e saj i shfaqen personazhet e përrallave si Kësulëkuqja, Borëbardha, Piter Pani, Ujku dhe Shtriga dhe gjyshja me të cilët çdo ditë flet Dea, shkruan Ajo.

Por çka ndodh me ëndrrat e saj? A janë ato vetëm paraqitje iluzive apo ndonjë mesazh që i vjen Deas për ditë të mira. Se si do të vazhdojë fati i Deas adhuruesit e vegjël të teatrit do të kenë mundësi ta ndjejnë bashkë me Dean në IN Teatrin shqiptarë për fëmijë dhe të rinj – Shkup nesër në ora 16:30./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.