PROMOVIMI I BARAZISË GJINORE NË SHOQËRI ËSHTË PRIORITET I PËRBASHKËT

PROMOVIMI I BARAZISË GJINORE NË SHOQËRI ËSHTË PRIORITET I PËRBASHKËT

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska ka takuar ambasadoren e Suedisë në vend Christine Forsgren Bengtsson, ku konfirmuan marrëdhëniet e mira ndërshtetërore, mbështetjen që Suedia i jep vendit tonë dhe bashkëpunimin në shumë fusha të rëndësishme për ndërtimin e një shoqërie modern.

Tema kryesore të takimit ishin barazia gjinore, politikat e qeverisë dhe zbatimi i tyre, përfshirja e institucioneve dhe sektorit civil.

Ministrja Trenchevska theksoi përkushtimin e Qeverisë për promovimin e barazisë gjinore në vend duke iu referuar Ligjit të ri për barazi gjinore, i cili është në fazën përfundimtare dhe së shpejti duhet të hyjë në procedurë qeveritare.

“Ligji i ri për Barazinë Gjinore siguron barazi të plotë gjinore, forcimin e pozitës dhe statusit të gruas në shoqëri, qasje të barabartë në burime dhe pjesëmarrje të barabartë në vendimmarrje në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Ne po ndërtojmë një shoqëri në të cilën gratë dhe burrat do të kenë të njëjtat privilegje dhe përgjegjësi që do t’i arrijnë në një partneritet real të përbashkët,” tha Trençevska.

Ambasadorja Bengtson shprehu gjithashtu interesim për politikat e vendit dhe masat e marra për mbështetjen dhe përmirësimin e standardit të jetesës së romëve, si një kategori e cenueshme e qytetarëve në shoqërinë tonë.

Dy bashkëbisedueset shprehën besim për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, nga i cili do të përfitojnë drejtpërdrejt qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, MPS ka përgatitur një Strategji të re për Barazinë Gjinore 2021-2026, e cila është në procedurë parlamentare dhe  e cila synon përmirësimin e gjendjes së barazisë gjinore në përputhje me standardet, rekomandimet dhe angazhimet ndërkombëtare, duke pranuar se barazia gjinore është një nga aspektet kyçe për prosperitetin e shoqërisë. Po përgatitet edhe Plani Kombëtar i Veprimit për Barazinë Gjinore 2022-2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published.