PROTESTA NGA RRJETI I GRAVE PAS VRASJES SË SHTATZËNES 35 VJEÇARE NË PRISHTINË

PROTESTA NGA RRJETI I GRAVE PAS VRASJES SË SHTATZËNES 35 VJEÇARE NË PRISHTINË

Rrjeti i Grave të Kosovës pas vrasjes shtatzënës, 35 vjeçare, në oborrin e Klinikës Gjinekologjike në QKUK, ka organizuar protestë për nesër (e enjte 01.12.2022).

RRGK-ja nëpërmjet një kumtese për media ka ftuar qytetetarët që t’ju bashkohen protestës së thirrur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë duke filluar nga ora 16:00.

“Në nevojë emergjente për solidarizim me njëra-tjetrën dhe njëri-tjetrin, për ngushëllim e manifestim të dhimbjes sonë kolektive, dhe në nevojë për të shprehur mllefin tonë ndaj kësaj dhune sistematike, ku gratë vriten nga burrat, vetëm për shkak që janë gra, ju ftojmë të na bashkëngjiteni nesër, në protestë, prej orës 16:00 tek sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë” thuhet në kumtesën e RRGK-së.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.