PUSHIMI DIMËROR I NXËNËSVE DUHET ZGJATUR PËR DY JAVË

PUSHIMI DIMËROR I NXËNËSVE DUHET ZGJATUR PËR DY JAVË THOTË MJEKU PANOVSKI

Për shkak të shifrave të larta me kovid 19, mikrobiologu Nikolla Panovski e sheh të nevojshme vazhdimin e pushimit dimëror në shkolla.

“Është rritur numri i të infektuarve me coronavirus këto ditë. Pushimi dimëror i nxënësve të zgjatet për dy javë dhe më pas fëmijët të shkojnë në shkollë pa maska”, tha mjeku Panovski për “Kanal5”. Sipas tij, periudha e izolimit duhet të shkurtohet.

Panovski thotë se të parët duhet t’i heqim certifikatat, sepse edhe të imunizuarit përhapin coronavirusin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.