QEPËT DHE HUDHRAT NUK MUND TË RUHEN NË FRIGORIFER

QEPËT DHE HUDHRAT NUK MUND TË RUHEN NË FRIGORIFER

Qepët nuk mund të ruhen në frigorifer sepse ato thithin më shumë lagështi, prandaj prishen më shpejt. Ndërsa ruajtja e hudhrave në frigorifer do të stimulojë mbirjen. Edhe pse hudhra e mbirë nuk është e dëmshme apo e pashëndetshme, është një tregues se cilësia e saj ka rënë.

Në vend që t’i vendosni në frigorifer, ruajini qepët e plota në një hapësirë ​​të freskët, të thatë dhe të ajrosur mirë. Lagështia ose mungesa e lëvizjes së ajrit do të përshpejtojë prishjen e tyre dhe rrezet e diellit do të bëjnë që ato të mbijnë. Kur qepët e plota ruhen siç duhet, kanë një jetëgjatësi prej rreth 30 ditësh. Hudhrat gjithashtu duhet të ruhet në të njëjtën mënyrë. Nëse i vendosini ato në një vend të freskët, të thatë, të ajrosur mirë, do të jetojnë edhe më shumë se qepët, rreth 3 – 5 muaj.

Qepët e qëruara, por ende të plota (kur hiqet shtresa e hollë e jashtme e fortë e lëkurës) duhet të ruhen në frigorifer. Ato do të kenë një jetëgjatësi prej rreth 10 deri në 14 ditësh. Qepët e qëruara dhe të prera në feta ose të prera në kubikë në frigorifer ruhen rreth 7 deri në 10 ditë.

Hudhrat e qëruara ose të copëtuara mund të ruhen në frigorifer, mjafton t’i mbështillni fort në mënyrë hermetike. Hudhra gjithashtu mund të ruhet edhe në formë pureje. Shtypni disa thelpinj hudhrash me pak vaj derisa të formohet një pastë e trashë. Masa duhet të hidhet në një enë hermetike dhe të ruhet e ngrirë në frigorifer. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që pureja e hudhrës të mos mbahet në temperaturën e dhomës, sepse kjo mund të nxisë lehtësisht rritjen e Clostridium botulinum,  një bakter toksik që mund të jetë vdekjeprurës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.