QEVERIA VENDOS TË SHTYJË FILLIMIN E GJYSËMVJETORIT PËR 1 SHKURT

QEVERIA VENDOS TË SHTYJË FILLIMIN E GJYSËMVJETORIT PËR 1 SHKURT

Qeveria ka vendosur shtyrjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë. Këtë vendim e ka konfirmuar vet Kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski bën të ditur se gjysmëvjetori i dytë për shkollat fillore dhe të mesme do të nis me 1 shkurt, ndërkaq nuk zgjatet viti shkollor, respektivisht i njëjti do të përfundojë me 10 qershor. Vendimi i Qeverisë vjen pasi Shtabi Qendror për Koordinim me Kriza për ballafaqim me pandeminë e shkaktuar nga Kovid-19 ka rekomanduar që të shtyhet nisja e gjysmëvjetorit të dytë. Ndërsa Komisionit për Sëmundje Infektive nuk rekomandoi shtyrjen e fillimit të mësimit edhe përkundër rritjes së infektimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.