QMK:TË RRITET KUJDESI PËR SHKAK TË MOTIT TË KEQ NË FUNDJAVË. NGA E HËNA MOT I NXEHTË

QMK:TË RRITET KUJDESI PËR SHKAK TË MOTIT TË KEQ NË FUNDJAVË. NGA E HËNA MOT I NXEHTË

Pas njoftimit të Drejtorisë Hidrometeorologjike për mot të paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë gjatë fundjavës, Qendra për Menaxhimin e Krizave u bëri thirrje qytetarëve në vend që të kenë kujdes nga stuhitë e forta lokale dhe reshje të mundshme të rrëmbyeshëm të rrezikshëm.

-Sipas informacioneve nga DHM-së, QMK në mënyrë parandaluese apelon dhe rekomandon qytetarët në vend që nga pasditja e kësaj fundjave të shmangin lëvizjet lokale, nga grykat dhe shtretërit e vjetër të lumenjve – rrjedhave ujore, si dhe në përrenjëve ku dikur kanë rënë reshje të rrëmbyeshme. Në veçanti, përqendrimi i reshjeve në një zonë të caktuar ka shumë të ngjarë në disa pjesë të vendit, pasuar nga një stuhi e fortë lokale. Ka shumë mundësi që uji i rrëmbyeshëm në zonë të jetë i madh dhe i rrezikshëm, ku në disa pjesë të vendit pritet të bie shi i rrëmbyeshëm, thuhet në kumtesën e QMK-së.

Drejtoria Hidrometeorologjike paralajmëroi se nën ndikimin e ciklonit nga jugperëndimi gjatë ditës së shtunë dhe të diel do të mbajë mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.

-Lokalisht proceset do të jenë në formë stuhie me reshje të rrëmbyeshme intensive (për një kohë të shkurtër me sasi të madhe), vetëtima, erë e fortë mbi 70 kilometra në orë dhe breshër. Të dielën gjatë ditës temperatura do të jetë më e ulët për 3 deri në 5 gradë, njoftoi DHM.

Nga e hëna do të mbizotërojë sërish mot i ngrohtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.