QYTETARËT E RMV-SË VITIN E RI DO TA PRESIN KRYESISHT NË SHTËPI
Qytetarët e RMV-së po përgatiten sot për ti dhënë lamtumirën vitit 2022 dhe në atmosphere sa më festive të prsin vitin e ri 2023. Disa nga pa mundësia ekonomike, e disa me vetëdëshirë, por shumica do të festojnë në ambiente familjare. Në vendlindje ndodhen edhe shum mërgimtarë, të cilët kanë ardhur të festojnë me familjarët e tyre.
-“Vitin e ri do ta pres në shtëpi”, thot Agroni, një qytetarë nga Shkupi.
-“Kam ardhur nga Zvicra, do ta pres vitin e ri në familje në Haraçinë”, tha një mërgimtarë që e anketuam në Shkup.
-“Do të doja të festoj në ndonjë restorant, por për shkaqe financiare, festojmë në shtëpi. Strejtësi e madhe, me pesë anëtarë rroga muore nuk mjafton për të festuar në restorant”, thot Nesimi nga Struga.
E shitësit në tregun e Bitpazarit ankohen se edhe për festat e fundvitit, shitja është tejet e ulët.
-“Tër ditën kam bërë shitje prej 3000 denarë. Kjo është tepër pak. Në të kaluarën fitimi ishte kaq. Sidomos për festa njerëzit i mbushnin qeset” na tha Salimi, i cili po shiste disa lloje të mollave.
Njetë u ankua edhe kolegu i tij që po shiste portokall dhe mandarina. “Edhe për festa nuk po ka punë. Njerzit nuk kanë para, duan të blejnë por nuk ju del llogaria. Sghum njerëz lëvizin por shitje ka pak”, thot tregtari.
Edhe objektet gastronomike dhe agjencionet turistike ankohen për numër të vogël rezervimesh. P.Sh një aranzhman treditor i Vitit të Ri në Ohër kushton 250 euro.
AJO.MK
Leave a Reply