QYTETI SPANJOLL GIRONA I PARI QË PREZANTOI SKEMËN E PUSHIMIT MENSTRUAL

QYTETI SPANJOLL GIRONA I PARI QË PREZANTOI SKEMËN E PUSHIMIT MENSTRUAL

Gratë në veri të Spanjës tani mund të aplikojnë për leje menstruale. Skema e re vlen për nëpunësit civilë në komunën e Gironas. Pesëqind gra tani mund të marrin deri në tetë orë pushim për shkak të shqetësimeve si pasojë nga menstruacionet.

Orët e papunuara duhet të plotësohen ndërsa sindikatat e nëpunësve civilë donin që grate në fjalë të merrnin deri në dy ditë pushim, por këshilli i Gironas ra dakord vetëm për tetë orë.

Kishte një tabu të madhe për ta diskutuar këtë temë dhe për ta përcaktuar atë në një ligj lokal, thonë autoritetet.por palët mbeten të kënaqura me marrëveshjen. Gjatë debatit për lejen disa ishin kundër pasiqë sipas tyre kjo mund t’i vendoste në disavantazh. Kjo do të mund të zvogëlonte shanset e tyre për promovim. Por më në fund u pajtuan të gjitha partitë në këshillin bashkiak dhe sindikatat me një marrëveshje. Tani ideja është se pushimi menstrual në fakt rrit barazinë midis burrave dhe grave./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.