RASTE TË REJA ME OMICRON DHE FLURON NË RMV

Analizat në laboratorin e virologjisë të Institutit të Shëndetit Publik për zbulimin e llojit Omicron të virusit SARS CoV2, kanë konstatuar edhe 33 raste me Omicron në RMV. Siç bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë: “Nga 56 mostrat e marra pozitive për SARS CoV2, 33 ishin pozitive me variantin Omicron të virusit, duke përbërë 59% të mostrave pozitive. Ky variant është zbuluar te 16 pacientë nga Shkupi, 10 nga Ohri, 4 nga Tetova, 2 nga Kavadari dhe 1 nga Koçani”. Gjithashtu një kombinim i viruseve të gripit A dhe SARS CoV 2, i njohur si Fluron u zbulua tek tre pacientë nga Shkupi./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.