REGJISTROHET RASTI I PARË ME LINË E MAJMUNËVE NË BOSNJË DHE HERCEGOVINË
Rasti i parë i infektimit me linë e majmunëve është regjistruar në Bosnje dhe Hercegovinë pasi janë kryer analizat laboratorike tek një burrë i dyshuar për këtë sëmundje, njofton Qendra Klinike në Sarajevë.
Drejtori i Qendrës Klinike Sebija Izetbegoviq, ka thënë për Factor se i infektuari është pranuar të martën në Klinikën Infektive dhe analizat laboratorike kanë vërtetuar se është infektuar me linë e majmunit.
“Dje janë marrë mostrat e duhura dhe janë dërguar për përpunim të mëtutjeshëm mikrobiologjik dhe rezultatet e marra sot kanë konfirmuar dyshimin fillestar”, tha Izetbegoviq.
Lija e majmunëve fillimisht u shfaq në Afrikë dhe raste të infeksionit njerëzor tashmë janë regjistruar në shumë vende evropiane.
Të infektuarit zakonisht kanë simptoma më të lehta por Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon marrjen e masave parandaluese për të ndaluar përhapjen e infeksionit.
Leave a Reply