RESHJE TË RRËMBYESHME SHIU DHE SHTRËNGATA, PREJ NESËR FILLON TË STABILIZOHET

RESHJE TË RRËMBYESHME SHIU DHE SHTRËNGATA, PREJ NESËR FILLON TË STABILIZOHET

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm, me reshje lokale të rrëmbyeshme dhe bubullima. Në disa pjesë reshjet do të jenë më të dendura me mbi 20 litra për metër katror. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu.  Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 25 gradë.

Moti nesër pritet të jetë pak më i ngrohtë, por do të mbetet i paqëndrueshëm, me mundësi për reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Në rajonin e Shkupit gjatë fundjavës do të ketë kushte për reshje të kohëpaskohshme lokale shiu dhe shtrëngata, ndërsa në ditët e para të javës së ardhshme do të jetë disi më stabile. Ndërsa temperaturat do të rriten nga 25 deri në 28 gradë. Rritje më e madhe e tyre pritet gjatë javës së ardhshme kur do të ngrihen deri në rreth 33 gradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.