RMV KALOI NË ZONËN E GJELBËR NGA RREZIKSHMËRIA E KOVID 19

RMV KALOI NË ZONËN E GJELBËR NGA RREZIKSHMËRIA E KOVID 19

Sipas parametrave të metodologjisë së re për vlerësimin e rrezikut nga Covid-19, e cila u prezantua një javë më parë, vendi tani ndodhet në zonën e gjelbër. Këtë e deklaroi zëdhënësi i Komisionit për sëmundje infektive Zllate Mehmedoviç, sipas të cilit Pavarësisht përmirësimit të gjendjes me pandeminë lehtësimi i masave do të bëhet gradualisht.

“Në këtë mënyrë, duke lehtësuar gradualisht masat në përputhje me rrezikun epidemiologjik, besojmë se nuk do të jemi në një situatë si Britania e Madhe, Danimarka, Austria dhe Gjermania, ku ka pasur një rritje të theksuar të infeksioneve të reja, shtrimeve në spital dhe vdekjeve”, tha Mehmedoviç.

Në vend aktualisht ka 1833 raste aktive me Kovid 19 prej të cilëve 165 janë në trajtim spitalor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.