RMV NË VIT HARXHON 35 MIJË TON VAJ PRODHON 10 MIJË TON

RMV NË VIT HARXHON 35 MIJË TON VAJ PRODHON 10 MIJË TON

Maqedonia e Veriut në nivel vjetor harxhon rreth 35 mijë tonë vaj për ushqim, bën të ditur drejtori i kompanisë “Vitaminka”, Sasho Naumovski.

Sipas tij, për plotësimin e nevojave vendi importon 25 mijë tonelata vaj, derisa 10 mijë tonë janë prodhim vendor. “Sipas analizave dhe statistikave tona që i mbajmë nga viti 2018, tregu vendor përdor rreth 25 mijë tonë vaj për gatim, pa kapacitete prodhuese.

Me kapacitetet prodhuese janë rreth 10 mijë tonë plus”, deklaroi Naumovski, sipas të cilit në vend aktualisht ka rezerva të mjaftueshme të vajit për konsum. Ndërsa Qeveria ka ndaluar eksportin e vajit dhe produkteve bazë jashtë vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.