RONELA HAJATI NUK ARRITI TË DËRGOJË SHQIPËRINË NË FINALEN E EUROVIZIONIT

RONELA HAJATI NUK ARRITI TË DËRGOJË SHQIPËRINË NË FINALEN E EUROVISION

Gjysmëfinalja e parë e Festivalit Evropian të Këngës Eurovision 2022 ka filluar mbrëm me përfaqësuesen e Shqipërisë Ronela Hajati e cila interpretoi këngën “Sekret”. Ovacionet e publikut në sallë ku kishte edhe shumë shqiptarë ishin të shumta pas interpretimit të Ronela Hajatit, megjithatë ato nuk ndikuan për të shtuar votat për përfaqësuesen shqiptare. Gara e Festivalit Evropian të Këngës Eurovision 2022  në Torino të Italisë do të vazhdojë me gjysmëfinalen e dytë më 12 maj kur do të prezantohet edhe përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut Andrea Koevska me këngën “Circles”. Festivali do të përfundojë me finalen e të shtunës, më 14 maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *