RRETH 30 MIJË BALLKANAS VDESIN NGA AJRI I NDOTUR

RRETH 30 MIJË BALLKANAS VDESIN NGA AJRI I NDOTUR

Ballkani Perëndimor përballet me ajër të ndotur që shkakton vdekje të shumta të para kohëshme. Pasojat e ajrit të ndotur ulin jetëgjatësinë dhe përkeqësojnë shëndetit, është konkluzioni i fushatës rajonale “Ballkani i Bashkuar për ajër të pastër”.

Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane për Mjedis Jetësor, cilësia e keqe e ajrit në rajon shkakton më shumë se 30.000 vdekje të parakohshme, ndërsa qendra e përbashkët hulumtuese e BE-së tregon në faktin se ndotja e ajrit mesatarisht kontribuon për zvogëlim të jetëgjatësisë shekullore ndërmjet 0,4 dhe 1,3 vjet në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Prandaj është e domosdoshme të përmirësohet cilësia e ajrit dhe shëndetit publik, përmes përmirësimit të sistemeve shëndetësore”, thonë nga Fondi Evropian për Ballkanin gjatë implementimit të fazës së tretë të fushatës këtë muaj “Ballkan i Bashkuar për ajër të pastër”, me partnerët nga rajoni.

Në studim është potencuar se vetëm termocentralet me qymyr në Ballkanin Perëndimor shkaktojnë dëm ekonomik që lëviz ndërmjet 1,2 dhe 3,4 miliard euro në vit për shpenzimet e mbrojtjes shëndetësore. Vendosja e uljes së ndotjes së ajrit si një prioritet kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar dhe integrimi i tij në të gjitha proceset e planifikimit është kërkesa e parë e fushatës. Kërkesa e dytë është rritja e fondeve buxhetore për kontrollin e ndotjes dhe krijimi i një sistemi për monitorimin e ndotjes dhe efekteve të saj në shëndet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.