RRETH 800 MIJË FËMIJË REFUGJATË NGA UKRAINA

RRETH 800 MIJË FËMIJË REFUGJATË NGA UKRAINA

Agjencia ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve, Save dhe Children, ka thënë se rreth 800,000 fëmijë janë në mesin e dy milionë personave që kanë ikur nga Ukraina, pas sulmit ushtarak rus. Shumica e fëmijëve janë duke e bërë rrugën pa u shoqëruar nga askush, ka paralajmëruar Agjencia. “Prindërit janë duke zbatuar masat më zemërthyese për të mbrojtur fëmijët e tyre. Kjo përfshin largimin e fëmijëve të tyre me fqinjët dhe miqtë nga Ukraina, derisa ata qëndrojnë në Ukrainë për të mbrojtur shtëpitë”, ka thënë Irina Saghoyan nga Save the Children. Më shumë se gjysma e refugjatëve që largohen nga Ukraina shkojnë në Poloni e më pas në Hungari dhe Sllovaki. Shumica e dy milion refugjatëve janë gra dhe fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.