RREZIKU NGA KONSUMIMI I TEPËRT I KRIPËS SË USHQIMIT
Një studim që përfshiu mbi 500,000 persona tregoi se ata që shtonin kripë në vaktet e tyre kishin një rrezik 28 për qind më të lartë për vdekje të parakohshme sesa ata që nuk shtonin kripë në ushqimin e tyre. Një studim shkencor i publikuar në revistën European Heart Journal sugjeron që një në 100 njerëz i shtojnë kripë ushqimit dhe vdesin para kohe.
“Konsumimi i tepërt i kripës në dietë çon në tension të lartë të gjakut i cili nga ana tjetër rrit rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru. Një sasi e madhe kripe gjendet tashmë në ushqimin që blejmë dhe shtimi i kripës në të do të thotë se po konsumojmë më shumë kripë sesa duhet. Edhe reduktimi ose eliminimi i kripës nga ushqimi që hamë mund të çojë në përmirësime të rëndësishme shëndetësore në popullatën e përgjithshme shëndetësore”, thotë Chloe MacArthur nga departamenti i kardiologjisë i Fondacionit Britanik të Zemrës.
Kripa e tryezës ose kloruri i natriumit është një nga përbërësit më të përhapur në natyrë që njerëzit e përdorin në ushqim si erzë ose si një agjent që ndikon në cilësinë e pjatave të përgatitura. Kripa e tryezës është një burim kryesor i natriumit që luan një rol kyç në shumë procese fiziologjike si mbajtja e presionit të gjakut dhe mirëmbajtja e sistemit nervor. Megjithatë, përdorimi i tepërt i kripës shkakton edhe shumë sëmundje si presioni i lartë i gjakut, obeziteti dhe probleme me gjëndrën tiroide.
Leave a Reply