RRITEN TEMPERATURAT NË ANTARKTIDË, REGJISTROHEN VETËM 11.5 GRADË NËN ZERO

RRITEN TEMPERATURAT NË ANTARKTIDË, REGJISTROHEN VETËM 11.5 GRADË NËN ZERO

Në muajin Mars të këtij viti shkencëtaret matën temperatura jashtëzakonisht të larta në Antarktidë. Temperatura në stacionin kërkimor Concordia, i njohur më mirë si vendi më i ftohtë në Tokë, ishte 11.5 gradë Celsius nën zero më 18 mars. Sipas CNN, temperatura normale ditore atje është rreth 49 gradë Celsius nën zero, që do të thotë se është 38 gradë më e lartë se zakonisht.

“Duket të jetë një rekord i ri botëror me ndryshimin më të lartë të temperaturës të matur ndonjëherë në një stacion meteorologjik,” citoi për CNN Robert Rode, një shkencëtar kryesor në Universitetin e Berkeley.

Randall Serveni, profesor i gjeografisë në Universitetin e Arizonës dhe ekspert i rekordeve ekstreme në Organizatën Botërore Meteorologjike, thotë se Organizata Botërore Meteorologjike nuk regjistron të dhëna të tilla si nën ose mbi mesataren, që nuk do të thotë se të dhënat e matura të temperaturës nuk janë legjitime. Temperaturat jashtëzakonisht të larta në Polin e Jugut janë shkak për shqetësim për shkak të efekteve afatgjata të akullit, veçanërisht nëse ato zgjasin. Në vetëm pak ditë, një ajsberg me madhësinë e Los Anxhelosit u thye në Antarktidë.

Qendra Kombëtare e të Dhënave të Dëborës dhe Akullit të SHBA-së tha se matjet e sipërfaqes së akullit të muajit të kaluar treguan se shtresa e akullit të Antarktidës ishte më e ulëta që nga viti 1979 kur filluan matjet speciale satelitore.

“Nëse situata të tilla ndodhin në të ardhmen dhe ato bëhen më të zakonshme, atëherë ato mund të kenë një ndikim të rëndësishëm”, tha John King i Ekspeditës Britanike në Antarktik./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.