RRITET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSAT BOTËRORE

RRITET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSAT BOTËRORE

Çmimet e naftës në bursat botërore kanë shënuar rritje bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.  Çmimi i naftës së papërpunuar në bursën Brent u rrit për 60 centë ose 0.7 për qind dhe shkoi në 81.47 dollarë për fuqi, shkruan Reuters. Ndërkohë çmimi i naftës së papërpunuar në bursën WTI u rrit për 68 centë ose 0.9 për qind dhe shkoi në 78.91 dollarë për fuqi, pasi të hënën ra për 0.8 për qind. Nafta brent, çmimi referencë në bursën e Londrës, u rrit me 0.3% në 81.99 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane, shtoi 0.3% në 79.12 dollarë për fuçi. Çmimet e naftës kanë shtuar 5% javën e kaluar, pasi protestat në Kazakistan ndërprenë linjat e furnizimeve me trena dhe goditën prodhimin në fushën më të madhe të naftës në vend, Tengiz.

Në Libi, mirëmbajtja e tubacioneve uli prodhimin në 729,000 fuçi në ditë, nga 1.3 milionë fuçi në ditë që ishte në fund të vitit të kaluar. Sipas analistëve, e gjithë situata lidhet me ofertën, duke i’u referuar ndërprerjeve në Libi dhe Kazakistan, rënies së inventarëve në Shtetet e Bashkuara dhe arritjes së një tavani në prodhim edhe në rusi.  Dobësimi i dollarit ndikoi në rritjen e çmimit të naftës të martën, pasi i bëri karburantet më të lira për ata që mbajnë valuta të tjera.

“Shtimi i rasteve me virus është shkak për shqetësim, pasi kufizimet e prekin lëvizshmërinë dhe prandaj edhe kërkesën për karburante. Megjithatë, pavarësisht rritjes së madhe të rasteve, asnjëra nga ekonomitë e rëndësishme nuk janë duke shqyrtuar izolim të ashpër”, tha Ravindra Rao, hulumtues në “Kotak Securities”.

Prodhimi i Opec në Dhjetor u rrit me 70,000 fuçi në ditë nga muaji i kaluar, krahasuar me 253,000 fuçi që u ra dakord në paktin për muajin.  Ndërkohë, qeveritë nga Europa në Kinë dhe Indi, kanë aplikuar kufizime për t’i bërë ballë variantit Omicron të koronavirusit, çka mund të godasë kërkesën në afat-shkurtër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.