RRITET NË MBI 8 MIJË NUMRI I KOVID PACIENTËVE NË RMV

RRITET NË MBI 8 MIJË NUMRI I KOVID PACIENTËVE NË RMV

Numri i rasteve aktive me Kovid në RMV është rritur në 8209, nga 4817 sa ishte më 3 janar. Kjo do të thotë se brenda tre ditësh u regjistruan 4297 infektime të reja. Shifrat ditore të infektimeve janë ofruar afër numrit 2000, pas arritjes së llojit omikron në vend. Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë dje u bë e ditur se 24 orët e fundit u regjistruan 1725 raste të reja, derisa kishte vetëm 332 të shëruar. Poashtu u regjistruan edhe dy të vdekur.

Siç informon MSH, më së shumti nga të infektuarit e ri janë në Shkup edhe atë 1028 të infektuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.