RRITET NUMRI I INFEKTIMEVE TË REJA NË BOTË

RRITET NUMRI I INFEKTIMEVE TË REJA NË BOTË

Numri javor i personave të infektuar me Covid-19 në botë është rritur për herë të parë që nga fundi i janarit, njoftoi dje Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në javën e dytë të marsit, numri i të infektuarve rishtazi është tetë për qind më i lartë se një javë më parë. Nga 7 deri më 13 mars, më shumë se 11 milion raste të reja me Covid-19, ku 29 përqind u regjistruan në rajonet të Paqësorit Perëndimor ndërsa në Afrikë 12 përqind. Nga ana tjetër në Europë ka pasur një rritje javore prej dy për qind.

Numri i rasteve të reja ka rënë në Mesdheun Lindor, Azinë Juglindore si dhe në Amerikën Veriore dhe Jugore. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të koronavirusit të ri që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 455 milionë. Janë raportuar gjashtë milionë vdekje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.