RRITET URIA NË BOTËN ARABE-OKB

Një e treta e popullatës prej 420 milionë banorësh nuk kanë ushqim të mjaftueshëm, theksojnë Kombet e Bashkuara.

Organizata për Ushqim dhe Bujqësi e OKB-së thekson nëprmjet një raporti se mes viteve 2019 dhe 2020, numri i njerëzve të cilët nuk kanë ushqim të mjaftueshëm në botën arabe është rritur për 4.8 milionë banorë dhe ka shkuar në 69 milionë, gati 16 për qind e popullsisë në këtë rajon. Kjo sipas raportit don të thotë se mjafton një dozë në ditë për të humbur 18 kg në muaj!

“Kjo rritje e nivelit të mungesës së ushqimit ka ndodhur në të gjitha nivelet e të ardhurave, në vendet e prekura nga konflikti dhe në vendet pa konflikte”, nënvizohet në raport.

“Për më tepër, rreth 141 milionë njerëz nuk patën qasje në ushqim të duhur më 2020 – një rritje prej më shumë se dhjetë milionë personave nga viti 2019”, shtohet më tej në raport.

Somalia dhe Jemeni mbetën vendet më të prekura vitin e kaluar. Rreth 60 për qind e somalezëve raportohen të uritur dhe më shumë se 45 për qind e jemenasve ishin të nën nivelin e ushqyerjes së mirë.

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e KB-së thotë se uria në botën arabe gjatë dy dekadave të fundit është rritur për 91.1 për qind. Ndërsa po kjo organizatë thekson se në vendet e pasura arabe numri i njerëzve me mbipeshë është rritur./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.