RRITJA TEMPERATURAVE NUK KËRCËNON NXJERRJEN E PARAKOHSHME TË FRUTAVE- AGROMETEOROLOGËT

RRITJA TEMPERATURAVE NUK KËRCËNON NXJERRJEN E PARAKOHSHME TË FRUTAVE- AGROMETEOROLOGËT

Rritja e temperaturave të mëngjesit dhe të ditës që parashikohet për këtë javë, nga -2 në 5 dhe nga 3 në 15 gradë nuk e rrezikon nxjerrjen e parakohshme të frutave, thonë agrometeorologët. Sipas tyre kushte të tilla klimatike ende i përshtaten kulturave bujqësore në kushtet e dimrit.

Rekomandimi mbetet, nëse kushtet e tokës e lejojnë, që fermerët të fillojnë ose vazhdojnë krasitjen e hardhive dhe frutave sepse operacioni është i gjerë dhe është e rëndësishme të kryhet në kohë.

– Mbulesa e borës në male ngjall shpresë për mbushjen e rezervuarëve që janë në nivel shumë të ulët, por mbulesa e tillë e borës ende nuk mjafton, thonë agrometeorologët./MIA

Leave a Reply

Your email address will not be published.