SASHK DHE MINISTRIA E PUNËS SHPALLIN VENDIMIN PËRFUNDIMTAR DERI NË FUND TË JAVËS

 

SASHK DHE MINISTRIA E PUNËS SHPALLIN VENDOSIN NË FUND TË JAVËS

Deri në fund të javës pritet të gjendet zgjidhje për pagesën e punonjësve në çerdhe njoftuan në një konferencë të përbashkët për media ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov.

“Diskutuam për disa propozim-zgjidhje nga të dyja palët dhe arritëm në konvergjencë të pikëpamjeve, Po afrojmë qëndrimet të dy palët, megjithatë na duhet kohë që të mundemi që propozimet që janë dhënë nga SAShK dhe propozimet e MPPS-së t’i harmonizojmë brenda në institucionet tona dhe deri në fund të javës besoj se të enjten ose të premten do ta kemi zgjidhjen përfundimtare që është në interes të MPPS, SAShK dhe punonjësve në çerdhe”tha ministrja Jovanka Trençevska.

Nedelkov paralajmëroi se mund të ketë pasoja nëse së bashku nuk gjendet një zgjidhje e pranueshme, por gjithashtu konfirmoi se negociatat po shkojnë në drejtimin e duhur.

“Ka vullnet të mirë nga të dyja palët për tejkalimin e situatës, dialogu me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës vazhdon. “Ajo që është rënë dakord me grupet punuese të dy ministrive është që kontratat kolektive të përshkruhen në kornizën e duhur”, tha kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.