SEZONI I ‘NETËVE POLARE’ FILLON NË VERIUN E LARGËT TË SUEDISË

Pjesët më veriore të Suedisë i nënshtrohen “netëve polare”, një periudhë në dimër kur dielli lind fare pak dhe banorët jetojnë kryesisht pa dritë dielli.

SVT vizitoi fshatin më verior të Suedisë Keinovuopio, ku katër banorët e tij po përgatiten për një periudhë me vetëm disa orë muzg në mes të ditës. Gazetari I pyet ata se a mendojnë diçka të veçantë gjatë kohës kur dielli zhduket në horizont ndërsa ata përgjigjen se vazhdojnë të zhvillojnë të gjitha aktivitetet normale.

Banorët theksojnë se edhe pse ditët i kalojnë si në muzg dhe mbrëmjet zhyten në errësirë të thellë ata janë mësuar në këtë përditshmëri por ndonjëherë bëhet e vështirë për fëmijët që kthehn nga shkollat. Por gjithsesi thonë se mezi presin lindjen e diellit.

 Netët polare shfaqen për shkak të animit të boshtit të Tokës që i vendoset pjesës më veriore të globit nën hijen e diellit dhe kjo zgjat për një periudhë të konsiderueshme dimri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.