SHALQIRI NUK DUHET TË QËNDROJË NË FRIGORIFER NJË KOHË TË GJATË

SHALQIRI NUK DUHET TË QËNDROJ NË FRIGORIFER NJË KOHË TË GJATË

Megjithëse shumica e preferojmë të ftohtë nga frigoriferi, shalqiri nuk duhet të mbahet në frigorifer për një kohë të gjatë. Preferohet që ai të mbahet në temperaturën e dhomës dhe larg rrezeve direkte të diellit.

Shumica e njerëzve e dinë se shalqiri, pasi qëndron për një kohë të gjatë në frigorifer, nuk ka një shije aq intensive dhe nuk është aq freskues sa pritej. Menjëherë vërehet se ngjyra është më e zbehtë dhe se aroma ka ndryshuar. Si përfundim sjellim se frigoriferi nuk është vendi më i mirë për të ruajtur këtë frutë.

Sipas Real Simple është shumë më mirë ta mbani shalqirin në temperaturën e dhomës por larg rrezeve të diellit direkte. Në këtë mënyrë mbetet i freskët dhe i pandryshuar për disa ditë. Megjithatë, shalqirin mund ta vendosni në frigorifer të prerë në copa të mëdha për tu ftohur përpara se ta konsumoni.

Pra mund të vendoset në frigorifer i prerë ose i plotë dhe ta leni aty për rreth një orë, shkruan Real Simple.

Leave a Reply

Your email address will not be published.