SHBA-TË KALOJNË NË VALË TË RE INFEKTIMESH-NUMRI MË I MADH I HOSPITALIZIMEVE FËMIJË

SHBA-TË KALOJNË NË VALË TË RE INFEKTIMESH-NUMRI MË I MADH I HOSPITALIZIMEVE FËMIJË

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kaluar një valë të re infektimesh me virusin korona duke sjellë rritje të hospitalizimeve. Shqetësues është fakti i rritjes së numrit të fëmijëve të shtrirë në spital, i cili shënon 70% më shumë vetëm brenda një muaji.

Sipas të dhënave, SHBA është duke kaluar të njëjtën valë infektimesh si në muajin shkurt, ku po raportohen mbi 96 mijë të infektuar të rinj çdo ditë. Për këtë arsye ekspertët kanë rikthyer thirrjet për mbajtjen e maskave në ambientet e brendshme. Ndërkohë Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon përdorimin e dozës së tretë të vaksinës së Pfizer për fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç.

“E dimë që këto vaksina janë të sigurta dhe duhet të vijojmë të shtojmë numrin e fëmijëve të mbrojtur”, u shpreh Rochelle Walensky.

Leave a Reply

Your email address will not be published.