“SHËRUESI” VENDOS NJË GOZHDË NË KOKË TË GRUAS SHTATZËNË, PËR TË SJELLË NË JETË DJALË

“SHËRUESI” VENDOS NJË GOZHDË NË KOKË TË GRUAS SHTATZËNË, PËR TË SJELLË NË JETË DJALË

Gruaja ishte paraqitur në spitalin e Peshawarit pas përpjekjeve të hiqte gozhdën 5 cm të gjatë me pincë. Fillimisht ajo u tha mjekëve se ishte gozhduar vetë por më vonë pranoi se kjo ishte bërë nga një “shërues” i cili pretendonte se garanton që do të lindte një djalë.

Dr Haider Kahn nga Spitali “Lady Reading” tha se gruaja ishte “plotësisht e vetëdijshme, por me dhimbje të forta” pas mbërritjes. Gruaja ka tre vajza dhe burri i saj e kërcënoi se do ta linte nëse ajo do të lindte sërish një vajzë. Ajo mësoi për shëruesin nga një fqinj dhe shkoi tek ai për ndihmë.

Në disa nga vendet më të varfra të Azisë Jugore ende mendohet se djali mund të sigurojë garanci më të mirë financiare për prindërit sesa vajza. Derisa shëruesit fetarë janë relativisht të zakonshëm në disa pjesë të Pakistanit, veçanërisht në zonat fisnore veriperëndimore. Praktikat e tyre bazohen në traditën sufiste e cila ndonjëherë përshkruhet si një formë e misticizmit islam. Aktivitetet e tyre janë të ndaluara në shumë shkolla islame.

Policia nisi një hetim pasi në rrezet X ishte i dukshëm dëmtimi. Më pas ata folën me stafin e spitalit duke u përpjekur të gjenin gruan që u largua nga spitali pas heqjes së gozhdës nga koka e saj, me shpresë që do të mund ti ndihmonte në identifikimin e burrit “shërues”.

Policia gjithashtu do të marrë në pyetje autoritetet e spitalit se pse incidenti nuk u raportua në polici kur gruaja mbërriti në spital, raportoi BBC./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.