SHFAQET EKSPOZITË E FOTOGRAFIVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT- TI DUKESH BUKUR SOT

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut  në qendrën tregtare East Gate Mall në Shkup është shfaqur një ekspozitë me fotografi e titulluar “Ti dukesh bukur sot!”. Ajo  fokusohet në sytë e personaliteteve të ndryshme, heronjve të përditshëm dhe aktivistëve të ndryshimit frymëzues – njerëz që luftojnë çdo ditë për të drejtat e tyre dhe të drejtat e të tjerëve.

Protagonistë të ekspozitës janë: Julijana Petrovska – person me sindromën Down; Deniz Selmani  anëtar i nismës qytetare rome “Avaja”; Andon Damovski, punonjës social; Mersiha Smailoviç aktiviste për të drejtat e njeriut; Tasim Mavmuti anëtar i komunitetit LGBT; Ivana Atanasovska – person me sëmundje të rrallë (fibrozë cistike) Ema Ananievska – person me shikim plotësisht të dëmtuar; Radmila Periq dhe Martin Angelov – persona me të folur dhe dëgjim të dëmtuar; Simona Joveska – person me aftësi të kufizuara fizike; Erato Nora Kardula – person me autizëm dhe Elena Petrovska aktivistje për të drejtat e njeriut LGBT. Fotografitë janë realizuar nga Tatjana Rantasha  ndërsa dizajni është punuar nga Zoran Kardula.

“Sytë që kanë të drejtë të pranohen pavarësisht nga veçorive të tyre” mund të shihen në qendrën tregtare “East Gate Mall” në Shkup nga 10 dhjetori 2021 deri më 10 janar të vitit 2022. Ato do të vazhdojnë të jenë pjesë e kalendarit të Delegacionit të BE-së për vitin 2022.

Ndryshe ekspozita organizohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian së bashku me Europ House Shkupi dhe synon të promovojë vlerën themelore të respektimit të të drejtave të njeriut dhe të bëjë thirrje për pranimin e dallimeve si çelës për arritjen e trajtimit të barabartë./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.