SHKENCËTARËT KINEZË ZBULOJNË TEST TË RI PËR VIRUSIN KORONA

SHKENCËTARËT KINEZË ZBULOJNË TEST TË RI PËR VIRUSIN KORONA

Shkencëtarët kinezë kanë thënë se kanë krijuar një test të ri për koronavirus, i cili është i saktë sikurse testi i llojit PCR, por që jep rezultat brenda katër minutave. Testet PCR konsiderohet si më të saktat për identifikim të koronavirusit, mirëpo ato marrin disa orë kohë.

Disa shtete janë përballur me vonesa në kohën e kërkesës së madhe për teste, pas shtrirjes së variantit Omicron të koronavirusit. Hulumtuesit e Universitetit Fudan në Shangai kanë thënë se kanë gjetur zgjidhje. Në një artikull të publikuar në revistën, Nature Biomedical Engineering, ekipi ka thënë se sensori i tyre mund të zvogëlojë kohën e kryerjeve të testeve laboratorike. Në testimin e tyre janë përfshirë mostra të 33 personave të infektuar në Shangai. Testet PCR janë kryer paralelisht.

Sipas artikullit, rezultatet janë përshtatur në mënyrë “perfekte” me testet PCR. Testet PCR, përveç se janë më të ngadalshme, ato kërkojnë edhe infrastrukturë laboratorike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.