SHKENCËTARËT KRIJOJNË DOMATE TË MODIFIKUARA GJENETIKISHT

SHKENCËTARËT KRIJOJNË DOMATE TË MODIFIKUARA GJENETIKISHT

Shkencëtarët kanë krijuar domate të modifikuara gjenetikisht për të rritur nivelet e vitaminës D. Studimi i tyre tregoi se është e mundur që domatet të modifikohen gjenetikisht për t’i bërë një burim të ri të vitaminës D e cila do të ketë efekte të rëndësishme pozitive në shëndetin publik. Shumë njerëz kanë mungesë të kësaj vitamine jetike për trupin.

Mungesa e kësaj vitamine rrit rrezikun e sëmundjeve të ndryshme si osteoporoza, kanceri, demenca dhe sëmundja e Parkinsonit. Edhe pse krijohet në trupin pas ekspozimit ndaj dritës së diellit, burimi kryesor i kësaj vitamine është ushqimi. Studiues nga vende të ndryshme modifikuan një gjen domate që kodon një enzimë. Në këtë mënyrë ata bllokuan veprimin e enzimës, e cila normalisht e shndërron këtë vitaminë në kolesterol. Kështu, provitamina D3 tani grumbullohet në vetë domatet dhe në gjethet e tyre, pa ndikuar në rritjen e bimës dhe produktivitetin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.