SHKRIRJA E SHPEJTË E AKULLNAJAVE TË ANTARKTIDËS ËSHTË SHQETËSUESE

SHKRIRJA E SHPEJTË E AKULLNAJAVE TË ANTARKTIDËS ËSHTË SHQETËSUESE

Një nga akullnajat më të mëdha të Antarktikut e cila mendohet të jetë kyçe për rritjen e nivelit global të nivelit të detit, mund të humbasë shkëmbin e akullt në vetëm pesë vjet, ka paralajmëruar një ekip shkencëtarësh.

Është një akullnajë me madhësinë e Floridës, e krijuar në Antarktidën perëndimore dhe të cilën disa e quajnë “Akullnaja e Ditës së Gjykimit”. Kjo për faktin se ka një potencial të madh për të ngritur nivelin e detit kur shkrihet. Sipërfaqja e akullnajës është rreth 192,000 kilometra katrorë, që përafërsisht korrespondon me madhësinë e Floridës.

Një ekip shkencëtarësh amerikanë njofton se në pjesën lindore që mban një të tretën e akullnajave po krijohen çarje të reja. Rafti vepron si një digë që ngadalëson rrjedhën e akullit nga kontinenti në oqean por duket se po “humb kontrollin” për shkak të ujit të nxehtë që depërton nën akullnajë, pretendojnë shkencëtarët, duke cituar imazhet satelitore.

“Nëse kjo shtresë akulli shembet, akullnaja do të përshpejtohet dhe ndikimi i saj në ngritjen e nivelit të detit do të rritet deri në 25 për qind”, thanë shkencëtarët, duke shtuar se rafti mund të shembet në vetëm në pesë vjet.

Sipas hulumtimeve, një nga akullnajat me shkrirje më të shpejtë në Antarktidë kontribuon në katër për qind të rritjes vjetore globale të nivelit të detit, ndërsa çarjet shtrihen në pjesën qendrore të ajsbergut me dy kilometra në vit.

“Do të ketë një ndryshim dramatik përpara akullnajës, ndoshta në më pak se një dekadë. “Kërkimet e publikuara dhe të pabotuara tregojnë këtë,” tha profesori i gjeologjisë Ted Skembers për BBC.

Leave a Reply

Your email address will not be published.