SHPËTOHET NOTUESJA AMERIKANE, ALIVANOSET NË KAMPIONATIN BOTËROR NË BUDAPEST

SHPËTOHET NOTUESJA AMERIKANE, ALIVANOSET NË KAMPIONATIN BOTËROR NË BUDAPEST

Notarja amerikane Anita Alvarez u shpëtua nga fundi i pishinës gjatë Kampionatit Botëror të Sporteve Ujore në Budapest. Njëzet e pesë vjeçarja Alvarez nuk merrte frymë dhe u fundos në pishinë pasi përfundoi performancën e saj në finale.

Trajnerja e saj Andrea Fuentes e nxori në sipërfaqe Alvarezin pas së cilës u vendos në barelë. Skuadra amerikane tha se Alvarez tani është mirë.

Alvarezit i ra të fikët edhe pas paraqitjes së saj në kualifikueset olimpike në Barcelonë vitin e kaluar, kur edhe iu dha ndihma në vend.

“Anita është mirë. Mjekët kontrolluan të gjitha funksionet e saj jetësore dhe gjithçka është normale,” tha Fuentes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.