SHPORTA MUJORE NË MUAJIN MARS ISHTE 36.768 DENARË

SHPORTA MUJORE NË MUAJIN MARS ISHTE 36.768 DENARË

Gjatë muajit mars shporta mujore minimale për një familje katër anëtarëshe ka qenë 36.768 denarë (597 euro), njoftoi sot Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

“Nga fillimi i vitit është rritur për 1.000 denarë, ndërsa në krahasim me vitin paraprak në muajin mars është rritur për 3.000 denarë. Rritje më të madhe ka te ushqimi dhe pijet dhe te transporti, që do të thotë vazhdon rritja e njëjtë”, thonë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Për ushqim dhe pije në muajin mars kanë qenë të nevojshme 15.780 denarë, ndërsa për shpenzimet tjera 11.597 denarë. Paratë tjera nga shporta minimale sindikale janë për transport, veshëmbathje dhe shërbime shëndetësore. Ndërkohë Enti Shtetëror i Statistikave ka publikuar të dhënat më të fundit për koston e jetesës dhe çmimet e shitjes me pakicë. Sipas këtyre të dhënave në muajin mars inflacioni ishte 8.8 për qind krahasuar me marsin e vitit të kaluar, ndërsa çmimet e shitjeve me pakicë 9.6 për qind. Krahasuar me muajin shkurt, ka një rritje me 1.6 për qind të kostos së jetesës dhe 1.5 për qind të çmimeve të shitjes me pakicë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.