SI PASOJË I LUFTËS APO DHUNËS NË MBAR BOTËN JANË TË SHPËRNGULUR 33 MILION NJERËZ

SI PASOJË I LUFTËS APO DHUNËS NË MBAR BOTËN JANË TË SHPËRNGULUR 33 MILION NJERËZ

Numri i njerëzve në të gjithë botën, të cilët janë detyruar të shpërngulen nga shteti i tyre si pasojë e luftës apo dhunës, ka arritur një rekord të ri, në 33 milionë në 2021. Sipas një raporti të ri, të rinjtë nën moshën 25 vjeçare janë ata që kanq lëvizur më shumë globalisht, si pasojë e konfliktit, dhunës dhe fatkeqësitë natyrore.

Si pjesë e të dhënave të bëra publike nga Internal Displacement Monitoring Centre (IDMC), flitet kryesisht se më tepër se gjysma që i takon Lindjes së Mesme dhe Afrikës Subsahariane, por shpërngulje kanë parë edhe shumë shtete të tjera në botë.

Miliona të tjerë kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Evropë gjatë muajve të fundit, ndërsa lufta në Ukrainë evoluon në krizën më të madhe të shpërnguljeve në botë, ku numri më i madh i të shpërngulurve kanë qenë fëmijë dhe gra. Zhvendosja e fatkeqësive vazhdon të përfaqësojë një sfidë të rëndësishme globale me ndikimet e saj që ndihen në çdo cep të botës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.