SI TA RUANI VAJIN E ULLIRIT PËR TË MOS HUMBUR VLERAT USHQYESE

SI TA RUANI VAJIN E ULLIRIT PËR TË MOS HUMBUR VLERAT USHQYESE

Që vaji i ullirit ka përparësi ndaj llojeve të tjera të vajit ajo dihet!

Vaji i përftuar nga ullinjtë është yndyrë e pastër, e pangopur dhe një lugë gjelle na ofron rreth 120 kalori, 15 gramë yndyrë ndërsa niveli i kolesterolit është thuajse 0 ! Niveli i lartë i yndyrave të këqija në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës ndaj doktorët rekomandojnë gjithmonë përdorimin e këtij vaji në gatim. Megjithatë ky eliksir shëndeti nuk është si mjalti apo vera që me kalimin e viteve shija përmirësohet, por nëse ruhet si duhet vaji i ullirit do të ketë po të njëjta vlera ushqyese.

Mendoni për vajin e ullirit si të ishte lëng i freskët i shtrydhur!

Pas një kohe ai do e humbasë shijen e do të skadojë. Nëse mbahet në shishe plastike jetëgjatësia e vajit shkon deri në 20 muaj. Duhet ta ruani në një vend të freskët, të errët, brenda bufesë. Drita dhe nxehtësia përshpejtojnë prishjen e vajit. Mbylleni shishen në mënyrë që të parandaloni oksidimin e vajit nga oksigjeni i ajrit. Vaji i ullirit nuk mbahet në frigorifer dhe i ruajtur në kushtet e duhurua (në shishe qelqi) mund të rezistojë deri në dy vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published.