SINDIKATA KËRKON TË RISHQYRTOJË VENDIMIN PËR MËSIM ME PREZENCË FIZIKE

SINDIKATA KËRKON TË RISHQYRTOJË VENDIMIN PËR MËSIM ME PREZENCË FIZIKE

Sindikata i kërkon Qeverisë të rishqyrtojë vendimin për mësim me prezencë fizike. Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturë, Jakim Nedellkov thotë se autoritetet duhet të shqyrtojnë vendimin për mbajtje të mësimit me prezencë fizike. “Në një kohë të përqindjes së lartë të të infektuarve, temperaturave dimërore në minus, nuk jemi të sigurt nëse qeveria ka marrë vendimin e duhur për mënyrën e mbajtjes së mësimit në gjysmëvjetorin e dytë. Dritaret e hapura të klasave nuk do të parandalojnë përhapjen e virusit. Qeveri, MASH, rishqyrtoni vendimin sa nuk është vonë!”, shkruan Nedellkov në facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.