SINDIKATAT NË PROTESTA, PREJ 11 PRILLIT ARSIMTARËT DHE PUNONJËSIT E ÇERDHEVE NË GREVË

SINDIKATAT NË PROTESTA, PREJ 11 PRILLIT ARSIMTARËT DHE PUNONJËSIT E ÇERDHEVE NË GREVË

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohet protestë paralajmëruese e organizuar nga Konfederata e Sindikatave të Lira dhe e përkrahur nga Sindikata e Pavarur e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen nga 11 prilli, do të ketë grevë të përgjithshme, që do të thotë se në ditët kur do të ketë grevë, punonjësit në shkolla dhe kopshte do të jenë në vendet e tyre, por nuk do të kujdesen për fëmijët dhe nuk do të zhvillohet proces arsimor.

Kryetari i kësaj sindikate, Jakim Nedelkov, tha se në rast të grevës, punëtorët do të jenë në punë, përkatësisht do të jenë në një zyrë të përbashkët ku do të ulen deri në fund të orarit të punës. Sindikatat kërkojnë harmonizim të pagave në bazë të rritjes së pagës minimale në nivel vendi, si dhe respektim të Ligjit për pagë minimale dhe marrëveshjeve kolektive. Kërkesa e sindikatave përkrahet nga rreth 30 mijë të punësuar.

“Ne besojmë se në rrugën e dialogut social do të gjenden zgjidhje e pranueshme për sindikatat e Konfederatës së Sindikatave të Lira dhe ju sigurojmë se SASHK-u do të vazhdojë t’u japë atyre mbështetjen e plotë për të gjitha hapat që do të ndërmerrnin. Ju urojmë suksese në misionin tuaj, me shpresë se do ta realizoni, natyrisht me prezencën tonë në protestën që do të mbahet më 30 mars 2022 në ora 15:30 para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, thuhet  në njoftimin e Konfederatës së Sindikatave të Lira KSS, duke e publikuar letrën e SASHK-ut.

Negociatat për paga më të larta në arsim dështuan javën e kaluar. SASHK kërkon që paga minimale në vend të jetë bazë për llogaritjen e pagës sipas koeficientit të kompleksitetit. Sipas asaj përllogaritje, paga neto e një mësuesi duhet të jetë 43.000 ose 44.000 denarë./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.