SOT FILLON GJYSËMVJETORI I DYTË

SOT FILLON GJYSËMVJETORI I DYTË

Për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme ka përfunduar pushimi dimëror dhe prej sot ata kthehen në mësim në gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2022/2023.

Pushimi në RMV u vazhdua me vendim të Qeverisë për shkak të funksionalitetit të shkollave dhe gjysmëvjetori i dytë në vend se në 18 janar fillon sot 23 janar.

Me shumë gjasa viti shkollor do të përfundojë më 14 qershor në vend se më 9 qershor (e premte), pasi siç tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, nxënësit duhet t’i plotësojnë të gjitha 180 ditët mësimore të përcaktuara me Kalendarin për procesin edukativo-arsimor në shkolla.

Leave a Reply

Your email address will not be published.