SOT FILLON VITI I RI AKADEMIK, TRANSPORT FALAS PËR STUDENTËT

Në universitetet e vendit fillon sod viti akademik 2022/2023. Pas dy vitesh online, këtë vit studentët do të ndjekin ligjëratat dhe të japin provimet me prani fizike, përveç nëse kriza energjetike detyron universitetet të aplikojnë sistemin online. Studentët e rregullt në fakultetet shtetërore në Shkup kanë të drejtë për biletë studentore pa pagesë në transportin publik. Procedura për dhënien e biletës studentore në kryeqendër bëhet në shtatë qendrat e personlaizimit në kuadër të ndërmarrjes publike të transportit. “Studenti duhe të jep vëretetim nga fakulteti amë se është srtudnet i rregullt dhe ai vëreteim nuk duhet të jetë më i vjerë se një muaj, jipet edhe indeksi për kontrollim dhe dyqind denarë kompenzim për marrjen e kartelës së personalizuar ku studentin e fotografonë menjëherë dhe për brucoshët ky bilet vlen edhe për vitin e ardhshëm”, bën të ditur Despina Trajkovska Dimova nga transporti publik në Shkup. Vërtetimi i biletës vjetore për studentët për vitin e ardhshëm kalendarik bëhet përmes dhënies së vërtetimit për studentë të rregullt , jo më e vjerë se një muaj dhe indeksit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.