SPANJA PLANIFIKON ME LIGJ TË APROVOJË 3 DITË NË MUAJ “LEJE MENSTRUALE”

SPANJA PLANIFIKON ME LIGJ TË APROVOJË 3 DITË NË MUAJ “LEJE MENSTRUALE”

Spanja është duke planifikuar të ofrojë deri në 3 ditë në muaj “leje menstruale” për punonjëset të cilat përjetojnë dhimbje të forta gjatë ciklit menstrual. Politika e re është pjesë e paketës së masave shëndetësore të krijuara për të mbrojtur shëndetin menstrual dhe riprodhues, të cilat qeveria spanjolle pritet ti miratojë javën e ardhshme. Ajo përfshin gjithashtu largimin e kërkesës për lejen prindërore për vajzat 16-17 vjeç të cilat kërkojnë abort.

Nëse miratohet ky ligj, do ta bënte Spanjën vendin e parë perëndimor që ofron leje menstruale. Deri më tani asnjë vend tjetër në Evropë ose në Amerikë nuk ofron aktualisht politikë të këtij lloji të pushimit menstrual, por disa vende të tjera si Japonia, Koreja e Jugut, Indonezia dhe Zambia raportohet se e aplikojnë këtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.