STUDENTËT NGA TURQIA GRUMBULLOJNË NDIHMA NË SHKUP

STUDENTËT NGA TURQIA GRUMBULLOJNË NDIHMA NË SHKUP

Disa studentë nga Turqia që studiojnë pranë Universitetit të Ballkanit në Shkup, vendosën që të kontribuojnë me ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi.

Studentët kanë vendosur një tendë në Sheshin Maqedonia, ku po grumbullojnë ndihma materiale.  Siç thonë ata, qytetarët mund të donojnë rroba, ujë ose ushqime të cilat më pas ata do t’i dërgojnë në Turqi.

“Jemi këtu për të ndihmuar për shkak të tërmetit, sepse ata po vuajnë dhe ka shumë persona të vdekur. Ne po mundohemi t’i ndihmojmë atyre, me po presim për ndihmën tuaj, çfarëdo qoftë ajo, veshje ose ujë, çkado qoftë me të cilën ju mund të ndihmoni. Po presim për ndihmën tuaj!”- thotë një student nga Turqia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.