STUDIUESIT E HARVARDIT SUGJEROJNË QË TË SHMANGET  PYETJA “SI JE?”

STUDIUESIT E HARVARDIT SUGJEROJNË QË TË SHMANGET  PYETJA “SI JE?”

Studiuesit në Universitetin e Harvardit sugjerojnë që gjatë bisedave të shmanget  pyetja e famshme “Si je?”, qoftë gjatë bisedave apo përshëndetje. Ekspertët e sugjerojnë këtë ndryshim për të përmirësuar aftësitë tona komunikuese.

Në vend të kësaj, ata kanë ofruar një sërë frazash të tjera për t’i gërshetuar në bisedat tuaja të përditshme. Qoftë me një fqinj, koleg apo të njohur – të gjithë angazhohemi në biseda të vogla, pavarësisht sesa mund ta urrejmë këtë.

Në vend që të pyesni një “Si je” mekanike, ju mund të bëni pyetje më cilësore dhe sipas studiuesve, kjo do t’ju bëjë edhe më të pëlqyeshëm tek të tjerët. Ekspertët shpjegojnë se ju mund të pyesni “çfarë të emocionon tani?” për t’i dhënë marrësit “aftësinë për të dhënë një përgjigje në lidhje me punën, ose për të folur për fëmijët e tyre, nipërit, ose në thelb çdo gjë që i emocionon ata”.

Po kështu, një zgjedhje tjetër mund të jetë “çfarë po prisni këto kohë?” – dhe përgjigjja mund të jetë një lajm, rezultati i një aplikimi apo një person i dashur. Nëse doni ta çoni bisedën në një nivel pak më të thellë mund të pyesni edhe “cila është gjëja më e rëndësishme që duhet të di për ju?”. Kjo është një nga ato pyetjet e hapura që i jep personit mundësinë të përgjigjet si të dojë ai dhe të zbulojë çfarë do nga vetja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.