SUEDIA KUNDËR VAKSINIMIT TË FËMIJËVE PREJ 5 DERI NË 12 VJEÇ

 

SUEDIA KUNDËR VAKSINIMIT TË FËMIJËVE PREJ 5 DERI NË 12 VJEÇ

Suedia ka hedhur poshtë rekomandimin për miratimin e vaksinës kundër Covid-19 për fëmijët nga 5 deri në 12 vjeç.  Gjatë një konference, ekspertët suedez theksuan se nuk ka asnjë përfitim nga vaksinimi i fëmijëve të kësaj grupmoshe.

Ata theksuan gjithashtu se vendimi mund të ndryshohet nëse studimet e mëtejshme sjellin njohuri dhe rezultate të tjera. Fëmijët që i përkasin grupeve në rrezik janë vaksinuar kundër Covid-19. Ndërkohë njoftohet se Suedia ka regjistruar 40,000 raste të reja në 24 orë, një nga shifrat më të larta gjatë pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.