TE 22 VULLNETARË PËR ANALIZA KONSTATOHET MIKROPLASTIKA NE GJAK

TE 22 VULLNETARË PËR ANALIZA KONSTATOHET MIKROPLASTIKA NE GJAK

Studimet kanë vërtetuar praninë e materialit “PET” që gjendet në shishet plastike, ky kërkim është kryer në Vendet e Ulëta dhe është koordinuar nga Universiteti Vrije i Amsterdamit. Gjithashtu  është gjetur edhe polistireni që përdoret në ambalazhe dhe së fundi edhe Plexiglas.

Autorët kanë shpjeguar se janë mbledhur 22 vullnetarëve për analizat e gjakut, me ç’rast janë kërkuar gjurmët e 5 polimereve që janë molekulat bazë që ndërtohet plastika. Pas matjeve, rezultoi se në ¾ e kampioneve të ekzaminuara, materiali më i hasur është PET, me të cilin përbëhen shishet e plastikës që janë në përdorim të përditshëm mbarë botëror.

Sasia e gjetur është 1.6 mikrogram për mililitër, thënë ndryshe një lugë çaji në një mijë litra ujë. Pas këtij rezultati, studimi do të vijojë për të kuptuar më tepër në kalimin e mikroplastikave nga qarkullimi i gjakut në organet e njeriut dhe dëmet që shkaktojnë, pasi mund të përbëjnë një rrezik të madh për shëndetin publik./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.