TË DIELEN 30 TETOR FILLON LLOGARITJA DIMËRORE E KOHËS

TË DIELEN 30 TETOR FILLON LLOGARITJA DIMËRORE E KOHËS

Natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës, përfundon llogaritja verore e kohës, duke kthyer akrepat pas për një orë, kur fillon periudha e llogaritjes dimërore të kohës.

Më 30 tetor, kur akrepat shënojnë orën tre, ato duhet kthyer pas për një orë për të treguar orën dy.

Qeveria vendosi të mbetet sistemin aktual i llogaritjes së kohës pas analizave të bëra, nëse do të vazhdojë llogaritja verore. Ministria e Ekonomisë ishte ngarkuar të bënte të gjitha analizat e nevojshme për të parë nëse do të ishte e mundur kursimi i energjisë elektrike dhe termike  nëse do të mbetej logaritja verore.

Nga llogaritja e treguar për ngrohje dhe nga analiza e ndryshimeve të temperaturave të jashtme në nivel orësh, u vu re se mbajtja e orës verore do të shkaktojë rritje të konsumit të energjisë termike nga 1,5 në 3,5 për qind për sezonin e ngrohjes.

Sipas analizave të bëra të lëvizjes së temperaturave në orët e mëngjesit dhe llogaritjeve për ngrohjen e nevojshme për ngrohje, është konstatuar se me kthimin në llogaritjen dimërore do të kursehet konsumi i energjisë elektrike dhe ngrohjes, njofton Qeveria.

Llogaritja dimërore fillon çdo vikend të fundit në tetor dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit të vitit pasardhës, kur fillon sërish koha verore.

Ndryshimi i kohës në Evropën Perëndimore u vendos në fillim të viteve 1970 me arsyetimin se me atë zgjatet dita, mundësohet kursimi i energjisë elektrike, rritet produktiviteti, përmirësohet përshtatja e njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Kalimi nga koha e verës në atë të dimrit për herë të parë u shënua në vitin 1916 në vendet e Evropës Veriore ndërsa deri më tani është vendosur në rreth 70 shtete, kryesisht në hemisferën veriore.

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut llogaritja dimërore dhe verore e kohës me ligj është rregulluar në vitin 1996.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.